Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në superstradën Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gocaj, ku një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



