Plagosja me armë zjarri në Mat/ Policia shpall në kërkim autorin

Plagosja me armë zjarri në Mat/ Policia shpall në kërkim autorin

Mbrëmë rreth orës 23:05 në një lokal në aksin rrugor Burrel-Tiranë është plagosur E.N. 30 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se është identifikuar autori i plagosjes, T.(H).Xh, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë,  pranë një lokali,  është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy