Aksident me katër të plagosur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Aksident me katër të plagosur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm (23 korrik), në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku janë përplasur dy automjete.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

”Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy