
Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë por është përfaqësuar nga avokati i tij Kameleon Salillari.
Ndryshe nga seancat e mëparshme Dako ka dërguar për ta mbrojtur një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes që kishte deri më sot Petrit Ismaili.
Ky ka shërbyer si një nga shkaqet për shtyrjen e seancës pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me aktet.
Përfaqësuesi i SPAK Sotir Kllapi tha: “Ky proces është ngritur nga ankimi i të pandehuri, dhe duhet të kemi parasysh që gjykimi në Apel ka disa afate të përcaktuar në ligj. Sa i takon avokatëve të tjerë që mungojnë e shikojmë të pajustifikuar”.
Trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më 11 korrik në orën 13:00.



