Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Telepenë-Gjirokastër.
Aksidenti është shënuar pranë fshatit Shtepëz, ku janë përplasur një makinë tip “Renault” me targa NZZ 7434 me drejtues Josif Zoto si dhe mjeti tip “Benz” me targa greke BKB 6162 me drejtues Konstandin Dhimitrin.
Si pasojë e përplasjes janë kanë mbetur të plagosur Minushe Tori 54 vjeç, Barjam Tori dhe Lirika Zoto 53 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ndërkohë që hetimet lidhur me aksidentin janë në vijim.



