Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin që tentoi të trafikonte 2.6 ton drogë përmes një kamioni me fruta, nga Shqipëria në Malin e zi, me destinacion final vendet e BE.
Vendimin për dy bashkëpuntorët Tabaku e Shurdhu e dha Gjykata e Shkodrës.
Nga veprimet e para rezultoi se kamioni me drejtues shtetasin Ervis Çalliku ishte ngarkuar në magazinën në pronësi të shtetasit Përparim Shurdhi i ndihmuar nga shtetasi Arlind Tabaku dhe nga një person tjetër i shpallur në kërkim.
Të dy të dyshuarut kanë mohuar akuzat ndaj tyre duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me drogën. Ndërkohë avokatët mbrojtës të Arlind Tabakut sqarojnë se prokuroria kishte zero prova për dy të dyshuarit.
Droga u kap mbrëmjen e së martës, teksa ishte fshehur brenda një kamioni që ishte mbushur me fruta-perime. Kamioni kaloi pa asnjë problem në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas në Han të Hotit, por ishte pala malazeze ajo që kërkoi hapjen e tij duke gjetur edhe 2.6 ton kanabis. Në flagrancë u prangos shoferi 40-vjeçar i kamionit, Ervis Çalik.



