Gruaja tenton flijimin pas dhunës, arrestohet burri në Elbasan

Gruaja tenton flijimin pas dhunës, arrestohet burri në Elbasan

Një grua në Elbasan ka tentuar flijimin, duke konsumuar një sërë medikamentesh për t’i dhënë fund jetës.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy