Dy makina përplasen dhe përfundojnë brenda një lokali në Lushnjë

Dy makina përplasen dhe përfundojnë brenda një lokali në Lushnjë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Pluk të Lushnjë teksa dy automjete kanë përfunduar brenda një lokali.

Drejtuesi i automjeti tip Volksvagen me targa AA 568xi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet top Benz, i cili ka qenë i parkuar para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambienteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht. Drejtuesi i automjetit Volksvagen është dërguar me urgjence në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel, në momentin që makinat kanë përfunduar brenda tij.

Pronarja e lokalit sqaron se kanë dëgjuar një zhurmë të tmerrshme, ndërsa ishte në shtëpi, teksa kamerat sipas saj treguan se çfarë kishte ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy