Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të superstradës Lezhë-Milot, ku një automjet tip “Range Rover” është përplasur me një tjetër mjet tip “Peugeot”. Për pasojë janë plagosur rëndë një djalë dhe një vajzë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip ‘Range Rover’ me drejtues shtetasin K.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj., dhe pasagjere D.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.



