Kërcet pistoleta në Kamëz, sherr për një femër

Kërcet pistoleta në Kamëz, sherr për një femër

Katër të rinj janë konflikuar me njëri tjetrin në Kamëz ku shkak i këtij sheri ishte një vajzë. Sipas policisë së Tiranës një nga të dyshuarit është arrestuar ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Shkëlzen Hajdaraj, 23 – vjeç nga Paskuqani, i dënuar me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje, u vu në pranga nga Komisariati i Policisë Nr.5, pasi në bashkëpunim me Armando Nikën dhe Julian Sulejmanasin, kanë kërcënuar me armë, 18-vjeçarin me inicialet E. K., banues në Kamëz.

Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë pretendimi i Armando Nikës, se i dëmtuari kishte ngacmuar herë pas here të dashurën e këtij. Për këtë shkak të enjten, Julian Sulejmanasi, telefonoi të dëmtuarin me incialet E. K., duke e kërcënuar dhe i kërkuar takim.

Pasi janë takuar, Julian Sulejmanasi ka ardhur me mjetin tip “Volkswagen”, së bashku me shtetasit Armando Nika dhe Shkëlzen Hajdari dhe ka vazhduar kërcënimet e tij kundrejt të riut. Në debat e sipër, personat kanë nxjerrë një armë dhe kanë qëlluar në ajër, duke kërcënuar adoleshentin.

Pas kësaj, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Shkëlzen Hajdaraj njihet nga policia si person me precedentë penalë, i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy