Tregtonte produkte të skaduara, AKU “kyç” biznesin në Shkozë (VIDEO)

Tregtonte produkte të skaduara, AKU “kyç” biznesin në Shkozë (VIDEO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bërë ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit për një subject që kishte dhe dy magazine në Shkozë dhe Rinas, pasi tregtonte produkte të skaduara. Gjatë verifikimeve të bëra nga autoriteti i sigurisë ushqimore është konstatuar se 33 ton produkte ishin me afat të kaluar skadence, dhe mbaheshin në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Në magazinën në Shkozë janë sekuaestruar 24 ton produkte, dhe është konstatuar se disa produkte që ishin brenda afatit të përdorimit për shkak se mbaheshin në kushte jo të duhura, kishin prani të insekteve. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kjo shkelje cenon ndjeshëm sigurinë ushqimore dhe drejtpërsedrejti atë të konsumatorëve.

Konkretisht në këtë magazinë janë sekuestruar: 4525 kg çokokrem, makarona 5101 kg, lëng frutash 5077 kg dhe konfleks 1435 kg. Po ashtu, edhe në Rinas janë konstatuar  të njëjtat shkelje të standarteve ushqimore, dhe për këtë arsye u konfiskuan 8.8 ton produkte të skaduara. Në këtë magazinë u gjendën me afat të kaluar përdorimi 8,229 kg peshk ton, 357 kg biskota të ëmbla dhe 255 biskota të kripura. Produktet e sekuestruara janë dërguar menjëherë për asgjësim, si dhe subjekti në fjalë është gjobitur me 1.000.000 lekë, përpos bllokimit të aktivitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy