Makina në pronësi të një oficeri të Antiterrorit është djegur gjatë orëve të para të ditës së sotme. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në Librazhd.
Makina e përfshirë nga flakët është në pronësi të oficerit Petrit Xhepi.
Sipas burimeve, makina ka qenë e parkuar poshtë banesës ku jetonte oficeri Xhepi, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.
Në vendngjarje ka shkuar edhe një grup hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



