1 500 leje drejtimi të pezulluara gjatë janarit/ Lleshaj: Viti 2020, viti i sigurisë rrugore

1 500 leje drejtimi të pezulluara gjatë janarit/ Lleshaj: Viti 2020, viti i sigurisë rrugore

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, në aksin Elbasan – Tiranë.

Gjatë prononcimit të tij, ministri Lleshaj tha se “viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore me qëllim që të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjitha strukturat e tjera shtetërore, dhe jo, të angazhohen në një fushatë të madhe për forcimin e parametrave të sigurisë rrugore”.

Ministri nënvizoi se janë 1 500 leje drejtimit të pezulluara gjatë muajit janar.

“Fatkeqësisht konstatojmë se ende numri i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor është shumë i lartë. Vetëm për këtë muaj, që ende nuk është mbyllur, janë rreth 1.500 leje drejtimi të pezulluara, që është një shifër jashtëzakonisht e lartë, e cila na shqetëson për faktin se konstatojmë nivel papërgjegjshmërie të madh në rrugët e vendit nga një pjesë e konsiderueshme drejtuesish”,- thekson Lleshaj.

Kreu i Ministrisë së Brendshme i bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregohen të përgjegjshëm, teksa garantoi se përpjekja për ta intensifikuar kontrollin do të vazhdojë. “Ashtu sikundër do të vazhdojë edhe përpjekja për të rishikuar të gjithë kuadrin ligjor dhe nënligjor, me qëllim që siguria rrugore në vitin 2020, të njohë një kapërcim pozitiv përpara. Do të ndërhyjmë në legjislacion, në Kodin Rrugor duke ashpërsuar masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit, kryesisht atyre që abuzojnë më celularin, atyre që abuzojnë me pijet alkoolike, atyre që abuzojnë me të drejtën e përparësisë në rrugë dhe atyre që nuk kujdesen për fëmijët”-, theksoi Lleshaj.

Ai tha se edhe prindërit tregojnë papërgjegjshmëri. “Ende fatkeqësisht kemi shumë prindër, të cilët në kushte papërgjegjshmërie totale, mbajnë fëmijët në prehër apo në sediljen e parë të makinës, gjë që rrezikon dukshëm jetën e fëmijëve”-, tha ai.

“Në fund të muajit shkurt ne do të zhvillojmë një konferencë kombëtare ku do të paraqesim të gjitha ndryshimet, të cilat janë në fazë konsultimi të gjerë publik”-, theksoi Lleshaj.

“Shpresojmë dhe besojmë fort që në vitin 2020 do ta rrisim ndjeshëm nivelin e sigurisë në rrugë. Këtu kërkohet bashkëpunim i madh i qytetarëve, të cilët duhet të shtojnë komunikimin me Policinë e Shtetit, të komunikojnë dhe të raportojnë rastet e shkeljeve në qarkullimin rrugor, për arsye se çdo telefonatë dhe çdo bashkëpunim me Policinë e Shtetit, përkthehet në jetë të shpëtuara të qytetarëve shqiptarë. Fatmirësisht muaji janar deri tani rezulton me bilance pozitive, duke e krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Pra kemi më pak viktima, gjë që na inkurajon se me angazhim të madh do të mundemi që të arrijmë drejt atyre rezultateve që shpresojmë”-, vuri në dukje ministri Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy