OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Gjykata jep masën në mungesë për Suel Çelën

OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Gjykata jep masën në mungesë për Suel Çelën

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur Suel Çelën, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë.

Mësohet se Çela është dënuar në mungesë me masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Kujtojmë se në tetorin e vitit 2017, përpara Tregu Agro-Ushqimor, një makinë tip Audi i blinduar, i drejtuar nga Suel Çela ka ardhur nga jug-lindja e qytetit duke përplasur dy makinat e policisë që qëndronin paralel me portën kryesore.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur zv.drejtori i policisë Gjergj Oshafi, i cili drejtonte operacionin dhe dy policë të tjerë.

Ndërkohë disa ditë më parë, Çela bashkë me Plarent Dervishajn ishin dy shënjestrat e radhës së OFL-së.

‘Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre’, tha agjentja e OFL.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy