Tenton të largohet drejt Italisë, ndalohet në portin e Durrësit vëllai i Nuredin Dumanit

Tenton të largohet drejt Italisë, ndalohet në portin e Durrësit vëllai i Nuredin Dumanit

Ndalohet në port vëllai i Nuredin Dumanit, Roland Dumani. Ai është arrestuar në portin e Durrësit, në tentativë për t'u larguar drejt Italisë.

Nuk ka informacion nëse Roland Dumani akuzohet për ndonjë vepër penale, por do të merret në pyetje nga blutë e Durrësit.

Kujtojmë se vëllai i tij, Nuredin Dumani, 37 vjeç është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Dumani, gjithashtu ishte shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator të vitit të kaluar. Nuredin Dumani akuzohet se ka bashkëpunuar me Talo Çelën në disa ngjarje, ndërsa gjithashtu dyshohet si vrasës i vëllait të këtij të fundit, Bujar Çela.

Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë.

Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy