Favorizuan autorin e aksidentit, arrestohen dy oficerë policie: Ti e di si rregullohen punët në Shqipëri

Favorizuan autorin e aksidentit, arrestohen dy oficerë policie: Ti e di si rregullohen punët në Shqipëri

Dy oficerë të policisë janë arrestuar, pasi akuzohen për ekspertim të rremë të një aksidenti rrugor. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë ekzekutoi urdhër ndalimet e Prokurorisë për 2 punonjës policie të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nën akuzat për “Falsifikim dokumentesh”, “Ekspertim i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në pranga kanë rënë dy policët Ramazan Veseli, dhe Viktor Dulaj, të cilët janë vënë nën akuzë për veprat penale, “Falsifikim dokumentesh”, “Ekspertim i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas Prokurorisë, dy policët kanë ndyshuar dhe falsifikuar dokumentet dhe skemën e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë më 21 Nëntor 2016.

Nga rinspektimi i bërë nga organi i akuzës, ka rezultuar se dy policët, përmes fshehjes së provave dhe falsifikimit të dokumenteve kanë ndryshuar qëllimisht detajet e aksidentit, duke favorizuar autoren, shtetasen me iniciale I.M

Në hetimin e Prokurorisë, nënvizohet se polici Viktor Dulaj i ka thënë palës së dëmtuar në aksident se “ai e di si rregullohen punët në Shqipëri” dhe se njëkohësisht fjalët e tij i shoqëronte me gjeste të duarve, duke nënkuptuar dhënien e lekëve.

Në aksident ishin përfshirë mjeti tip Nisan Micra me targa AA xxxx LH i drejtuar nga shtetasja I. M. dhe mjeti motor me targa AB xxx, që drejtohej nga shtetasi L.L. Si pasojë e përplasjes ka ardhur humbja e gjymtyrës së poshtme, këmbës së majtë të shtetasit L.L.

Nga hetimiet e prokurorisë janë administruar pamjet filmike nga të cilat rezulton se shtetasi L.L ka qënë duke levizur në rrugën “Prokop Mima” dhe jo në rrugën paralele me qëndren “Kristal” dhe me autostradn e re, e cila emertohet si rruga “Hasan Alla, si është bërë skica e vendit të ngjajres dhe aktet e tjera të përbëjnë aktet e para procedurale.

Gjithashtu rezulton se drejtuesja e mjetit shtetësja I.M. nuk ka ndaluar kur ka hyre në kryqëzim.

Është bërë kqyrja e rrugës “Hasan Alla”, nga e cila rezulton se ajo është e bllokuar në nuk është e mundur kalimi i mjeteve në atë rrugë.

Pra siç rezulton oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj ka ndryshuar vendin e ngjarjes, dhe ka kryer veprime të cilat kanë penguar në zbulimin e së vertetës.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka qënë edhe eksperti  Ramazan Veseli, i cili ka marrë pjesë në të gjitha veprimet procedurale, dhe pastaj ka bërë aktin e ekspertimit autoteknik, i cili është bërë duke u bazuar në të dhëna të rremë dhe ka dhënë një rezultat të rrëmë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy