
Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Në Patos, teksa Policia po ushtronte kontrolle me dronë, ka konstatuar të mbjella me bimë narkotike. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë, 27-vjeçari Eneo Haxhiaj, banues në Patos.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.
Po në bazë të koordinatave, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tij, në fshatin Çorrush, Mallakastër, u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".



