Transportonte tre emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet shtetasi turk në aksin rrugor ‘Kashar-Thumanë’

Transportonte tre emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet shtetasi turk në aksin rrugor ‘Kashar-Thumanë’

Policia e Tiranës ka njoftuar se është finalizuar një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.

 

Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 telefona celularë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas transportonte emigrantë kundrejt pagesës, finalizuan fazën e nëntë të operacionit “Relay”.

 

Në kuadër të kësaj faze, u arrestua në flagrancë shtetasi turk me inicialet G. K., 26 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor “Kashar–Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt vendeve të BE-së.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy