Vlorë/ Vodhi paratë dhe sendet personale të dy turistëve italianë, arrestohet 39-vjeçari

Vlorë/ Vodhi paratë dhe sendet personale të dy turistëve italianë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, në përdorim nga dy turistëve italianë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, kishte thyer xhamin e një automjeti të parkuar, në përdorim nga dy turistë italianë, dhe kishte vjedhur një çantë me sende personale dhe një shumë parash, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas të cilët mund të kishin dijeni për ngjarjen. 

 Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, është finalizuar operacioni policor i koduar “Storm 19”, si rezultat i të cilit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. M., 39 vjeç, banues në Vlorë.

39-vjeçari dyshohet se është dhe autor i 2 vjedhjeve të tjera, të kryera gjatë kësaj jave, në qytetin e Vlorës, konkretisht i vjedhjes së disa sendeve personale të një turisti të huaj, në automjetin e tij, në Zvërnec, si dhe i vjedhjes së një kablloje dhe një matësi elektrik, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E. M.,  në momentin e ndalimit nga Policia, dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje dhe mjete të cilat dyshohet se ai i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe një aparat neuroparalizues (elektroshok).

Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar në flagrancë shtetasi L. M., 63 vjeç, babai i shtetasit E. M., pasi të dy së bashku, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe i kanë penguar ata në kryerjen e detyrës.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy