Një person është arrestuar në Mborje të Korçës për armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e personit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Mborje, Korçë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër, me municion luftarak, pa leje.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. M., banues në Mborje, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.



