Qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë dhe nën efektin e drogës, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë dhe nën efektin e drogës, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 25-vjeçar, pasi i njëjti është ndaluar për kontroll në unazën lindore të Tiranës, me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës.

Pas ndalimit, të riut iu bë testi AquilaScan, i cili zbuloi se i riu ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës dhe nën efektin e lëndëve narkotike, evidentohet nga makina inteligjente, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Si rezultat i përdorimit të mjeteve inteligjente dhe monitorimit të akseve rrugore 24/7, Policia Rrugore e Tiranës evidentoi dhe goditi rastin e 64-t të drejtimin të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në vijim të monitorimin të pandërprerë me mjete inteligjente, të çdo aksi rrugor të kryeqytetit, kanë konstatuar në unazën lindore të Tiranës, automjetin me drejtues shtetasin A. S., i cili qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe gjatë kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy