Afera e inceneratorit të Tiranës/ Llabani: Flitet që Veliaj paraqitet në SPAK darkave nga dera e pasme!

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Llabani: Flitet që Veliaj paraqitet në SPAK darkave nga dera e pasme!


Duke komentuar hetimet për aferën e inceneratorit të Tiranës, analistja Anduena Llabani tha se ka zëra nga organi i akuzës që Erion Veliaj ka hyrë në SPAK pas orarit zyrtar dhe nga dera e pasme. 

Duke folur në MCN Live Llabani shprehet: 

Nisja e hetimeve për inceneratorin e Tiranës ka trazuar shumë ujëra. Mbase ka bërë të ndihet në pozitë të vështirë edhe kryebashkiakun e Tiranës. Ka fjalë që z.Veliaj paraqitet në SPAK darkave dhe futet nga mbrapa për të dëshmuar dhe për të dhënë deklarime. Këto fjalë unë i dëgjoj në Prokurori. Altin Dumani ka thënë që të gjithë do futen në derën kryesore, por tha se unë nuk kam dijeni nëse emra të përveçëm janë futur nga dyer të tjera. Nëse prokurori i çështjes e ka parë të arsyeshme që Veliaj të futet jashtë orarit zyrtar të SPAK, nga mbrapa, kjo është çështje e tij. Mesa di unë vet z.Dumani është përfshirë në dosjen hetimore për inceneratorin e Tiranës. Kur amerikanët e krijuan SPAK-un, e cilësuan xhevahir, por ky xhevahiri nëse nuk prodhon xhevahire, i bie të ketë qenë një dru, një gur, një send pa vlerë. U bënë 6 vjet nga krijimi i SPAK-ut! Unë e kuptoj volumin e punës, por një prokuror i SPAK-ut ka 4 agjentë të BKH-së nga mbrapa. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy