Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Laprakë për t’u ekstraduar në Finlandë

Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Laprakë për t’u ekstraduar në Finlandë

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në zonën e Laprakës në Tiranë, me qëllim ekstradimin në Finlandë, i akuzuar për vepra penale kundër jetës dhe pronës.

 

Nga shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, u bë i mundur arrestimi në Laprakë, me qëllim ekstradimi në Finlandë, i shtetasit finlandez L. E., 30 vjeç.

 

I ndaluari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” mbetur në tentativë dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit L. E.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy