
Goditen dy raste të vënies së lokaleve në dispozicion për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit në Tiranë duke vënë në pranga pronarët e tyre.
“Ticket 2” u kodua operacioni gjatë të cilit u goditën dy raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, N. P., 40 vjeç, pronar i një lokali në Paskuqan dhe K. C., 33 vjeç, pronar i një lokali në Laknas.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, në lokalet e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 dekodera dhe 3 aparate celulare, të programuara për vendosjen e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



