
Një 26-vjeçar është arrestuar në Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit mori në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Në njoftim thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



