
Shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga, është shkarkuar nga detyra.
Ka qene vetë propozimi i kryebashkiakut Flamur Golemi për këtë lëvizje në krye të zjarrfikësve të Gjirokastrës, duke vendosur drejtuesin e ri, gjeneral Pëllumb Shalarin, me një eksperience në fushën ushtarake.
Mësohet se situata e ditëve të para të gushtit në Gjirokastër me djegien e qindra hektar pyje e kullota në Bashkinë e Gjirokastrës, si dhe humbja e jetëve të një çifti në fshatin Asim Zeneli, të kenë qenë shkaqet e shkarkimit të Kujtim Bizhgës nga posti i shefit të PMNZSH së Gjirokastrës.
Bizhga ishte në krye të PMNZSH të Gjirokastrës që nga viti 2015, ndërkohë që në vend të tij është vendosur tashmë gjeneral Pëllumb Shalari.



