Gjetja e 3 ton kanabis, kërkohet pronari i kamionçinës

Gjetja e 3 ton kanabis, kërkohet pronari i kamionçinës

Policia e Shtetit publikon detaje nga sekuestrimi i 3 tonëve kanabis në Mat, duke theksuar se është gjetur e braktisur një kamionçinë. Nga verifikimet e policisë rezulton se ky automjet i përket Firmës AREKLA SH. P.K dhe po vijon puna për të gjetur pronarët e tij.

 

Njoftimi i Policisë së Shtetit

 

Në idhje me informacionin e dhënë me datë 29. 09. 2016, për operacionin policor anticannabis  në territorin e rrethit Mat, ku policia për 3 ditë asgjësoi 12.966 bimë narkotike, dhe u sekuestruan 3052 kg bimë gjysëm e tharë  në një hangar në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat ju informojmë se: Vazhdon puna në mënyrë intensive nga ana e policisë Matit, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale për të çuar para drejtësisë personat e implikuar në këtë ngjarje.

 

Në vijim të veprimeve në afërsi të vendit  ku u gjet bima narkotike është gjetur një automjet i braktisur tip kamionçinë  me targë TR 1344 U. Ky automjet është sekuestruar nga ana jonë në cilësinë e provës materiale për veprime të mëtejshme. Nga verifikimet paraprake të kryera  rezulton se ky automjet i përket Firmës AREKLA SH. P. K. Nga ana jonë vazhdon puna në mënyrë intensive në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit  Mat,  për të përcaktuar se kush e ka përdorur këtë automjet dhe a ka shërbyer ky automjet në këtë aktivitet kriminal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy