Tropojë/ Vret aksidentalisht me armë 20-vjeçarin gjatë gjuetisë, arrestohet autori

Tropojë/ Vret aksidentalisht me armë 20-vjeçarin gjatë gjuetisë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë në fshatin Kepenek, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri sipas policisë aksidentalisht nga një 38-vjeçar i cili po gjuante për gjah.

Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë informacion se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.      

Në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se shtetasi G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”.

Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak. 

Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.     

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy