
Në Maqedoninë e Veriut rrezikohet qeveria, nëse Bashkimi Europian nuk cel bisedimet me të.
Ky është paralajmërimi që ka dhënë kryeministri Zoran Zaev, teksa shton se vendi s’ka alternativë tjetër.
Sipas tij edhe qeveritë e ardhshme, fokus do të kenë Bashkimin Europian, ndërkohë opozita maqedonase këmbëngul për zgjedhje të parakohshme parlamentare.



