
Dy këmbësore janë përplasur sot nga autobusi i linjës së Tiranës së Re. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13.22 në bulevardin “Zogu i Parë”. Drejtuesi i autobusit shtetatsi A.M është shoqëruar në komisiariat për veprime të metejshme hetimore. Ndërkohë, pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin A.M. ka përplasur dy këmbësore. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të. Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e njërës nga shtetaset të aksidentuar.



