Rrokadë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nga drejtuesit e krimeve dhe deri te sektori i Rrugores.
Gazetari Besmir Pula raportoi për “MCN Live” se pas zgjedhjes së Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 12 drejtorëve të policisë së qarqeve kanë filluar lëvizjet në komisariate dhe në komisariatin rrugor, edhe nëse ende nuk dihet pse janë bërë lëvizjet dhe nëse ka qenë procedurë rutinë, apo një lloj rokade.
Në ndryshimet e fundit shefi i krimeve i komisariatit nr.5 është transferuar në Vorë, ndërsa shefi i krimeve të Vorës është transferuar te komisariati nr.5.
Ka një lloj shkëmbimi të shefave të krimeve nga njëri komisariat në tjetrin, edhe shefi i komisariatit nr.1 është ndryshuar dhe është transferuar te komisariatit të Policisë Rrugore.
Në komisariatin nr.1 është emëruar shefe krimesh Çeleste Çelaj.
Po ashtu 20 efektivë të pjesës së trafikut, janë lëvizur. Mes tyre nuk i ka shpëtuar lëvizjeve shefi i trafikut urban Jetnor Shiraj dhe në vend të tij është emëruar Mevlan Ademaj.
Transferime të tjera ka pasur në policinë rrugore, kryesisht në radhët e Oficerëve të Policisë Gjyqësore.



