“Policia shkeli ligjin”, Gjykata e Lezhës liron 17-vjeçarin e prangosur katër ditë më parë

“Policia shkeli ligjin”, Gjykata e Lezhës liron 17-vjeçarin e prangosur katër ditë më parë

Policia e Lezhës ka shkelur ligjin në arrestimin e një 17-vjeçari katër ditë më parë brenda një lokali në Shënkoll, pasi ju gjet në telefon e tij faqe me lotari sportive dhe gjatë kontrollit në banesë një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Në këtë konkluzion ka dalë gjykata gjatë seancës gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë.

Pasi dëgjoi palët gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa e cilësoi të paligjshëm arrestimin e 17-vjeçarit Orgito Hoxha.

Sipas gjykatës, nuk janë respektuar kushtet dhe kriteret e parashikuara në kodin penal për të miturit, duke mos njoftuar familjaret por edhe pika të tjera.

Gjithashtu veprat penale për të cilët akuzohet i riu nuk parashikojnë dënim më shumë se 3 vite burg, ndaj nuk mund të mbahet në qeli.

Orgito Hoxha u prangos gjatë një operacioni blic të koduar “Last Game”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ku ai qëndronte gjet në celularin e tij, faqe për lotari sportive. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë  ju gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Për veprimtarinë e lojërave të fatit u procedua penalisht dhe pronari i lokalit dhe ndaj tyre u ngritën akuzat “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi i lojërave të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuera”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy