
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2390 raste pozitive me koronavirus. Rastet e reja kanë dal nga testimi i 10.336 mostrave të dyshuara për Covid.
Shkalla e pozitivitetit ka arritur në 23.12 për qind.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Ndërkohë janë shëruar 1291 qytetarë, duke arritur në total numrin e të shëruarve në 166.282.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 35.051.



