Digjet dyqani në Përmet, dyshohet aksidentale

Digjet dyqani në Përmet, dyshohet aksidentale

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në përmet, ku si pasojë janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht nuk ka njerës të lënduar, ndërsa sipas policisë, dyqani ka qenë i mbyllur momentin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy