Punimet në Rrugën e Rinasit/ Policia Rrugore njofton devijimin e lëvizjes së mjeteve

Punimet në Rrugën e Rinasit/ Policia Rrugore njofton devijimin e lëvizjes së mjeteve

Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar sot se me qëllim të marrjes së masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), janë devijuar rrugët për të gjithë lëvizjet e mjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës

Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve  për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se:

• Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas, në drejtim të aeroportit, do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

• Mjetet  do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në dalje të autostradës.

 Të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

 Njëkohësisht drejtuesit e automjeteve  të përdorin edhe kalime të tjera  alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore, gjithashtu të ndjekin udhëzimet e  shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve  të tjera shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy