
Një i ri shqiptar, humbi jetën në aksident në Itali. Viktima është Alfred Vocaj, 21 vjeç, i lindur në Itali, i cili gjeti vdekjen në një aksident tragjik automobilistik të ndodhur Padova gjatë së martës.
Alfredi, i lindur më 21 tetor 2003, ishte djali i Gjekës, një sipërmarrës në sektorin e ndërtimit prej 26 vitesh dhe i Dorianes, kameriere në një hotel spa.
Një javë më parë ai kishte nisur punën si mekanik në një punishte pranë qendrës tregtare Giotto në Padova.
Më parë, kishte qenë i punësuar si punëtor në një qendër shitjeje me shumicë fruta-perimesh në zonën industriale të Padovës.
I riu kishte marrë lejen e drejtimit një vit më parë dhe para një muaji kishte blerë motorin e tij, Aprilia 125, të cilin e përdorte kryesisht për të shkuar në punë.
Por pasioni i tij për mekanikën nuk u ndal me kaq. Alfredi gjithashtu ndoqi shkollën e natës për t’u bërë mekanik, duke treguar vendosmëri të madhe për të arritur qëllimet e tij.
Aksidenti tragjik ndodhi të martën më 19 mars, kur Alfredi u përplas me një makinë në Corso Boston, në unazën e Padovës. Goditja ishte fatale, duke bërë që i riu të gjejë vdekjen e menjëhershme.



