
Një aksident me pasoja fataje ka ndodhur so9t në mëngjes në Sukth të Durrësit.
Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore. Bëhet fjalë për 52-vjeçaren me iniciale G.H.
Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti tragjik, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Toyota, F.H., 47 vjeç. Ndërkaq, janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



