Pse e premtja e datës 13 na "frikëson" aq shumë?

Pse e premtja e datës 13 na "frikëson" aq shumë?

Shumë njerëz besojnë jashtëzakonisht shumë tek besëtytnitë, dhe gjithçka i rrethon duan ta lidhin me një të keqe që  sipas tyre iu kanoset, thotë “Nationalgeographic”.

Përgjithësisht njerëzit i frikësohen ditëve të javëve, por më shumë të premtes kur ajo rastis në datën 13.

Ky besim në këto data dhe ditë të caktuara frikëson më shumë edhe ata persona që nuk iu besojnë besëtytnive.

Ndërkohë sipas sqarimit që bëjnë shkencëtarët, thuhet se besëtytnitë ndikojnë si tek besimtarët edhe për ata njerëz që nuk besojnë.

"Nëse askush nuk shqetësohet që të na mësojë në lidhje me këto supersticione negative tabu si e premtja e 13-të, ne në të vërtetë mund të jemi më mirë," tha Stuart Vyse, një profesor i psikologjisë në Connecticut College në NeW London.

Jane Risen, një shkencëtare bihejvioriste në University of Chicago Booth School of Busines, përmes një studimi ka zbuluar se edhe pse njerëzit e identifikonin veten si supersticioz ose josupersticioz, tek të dyja palët ka gjasa që të mendonin se një gjë e keqe do t’iu ndodh.

“Në përgjithësi, unë mendoj se kjo ndodh sepse fatkeqësitë janë të parat që na shkojnë në mendje. Ky lloj i të menduarit është më i përhapur për të premten, datë 13. Edhe kur nuk janë supersticiozë, njerëzit flasin për këtë datë sepse është një element i njohur në kultura të ndryshme. Kjo do të thotë se njerëzit priret t’i vënë re më shumë gjërat e këqija që ndodhin në këtë ditë.”, thekson Jane Risen.

Pretendimi që rrethon të Premten në datën 13 është rrënjosur në besime fetare që rrethojnë të ftuarin e 13-të në Darkën e Fundit-Judë, apostulli thoshte se e kishte tradhtuar Jezusin - dhe kryqëzimin e Jezusit në një të Premte, e cila njihej si dita e xhelatëve dhe ishte tashmë një burim ankthi, tha Vyse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy