Përplasen dy makina në Lushnjë-Berat, plagosen tre persona

Përplasen dy makina në Lushnjë-Berat, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Qerret, ku dy makinat janë përplasur me njëra tjetrën, duke bërë që për pasojë të plagosen tre personat që ndodheshin në to.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i automjetit tip “Audi” që vinte nga drejtimi i Beratit, duke i dalë përballë mjetit tjetër tip “Skoda”.

Dy personat që ndodheshin në makinën tip “Audi” kanë mbetur të plagosur, si dhe shoferi i mjetit tip “Skoda”. Që të tre janë dërguar në spitalin e Lushnjës për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Për shkak të dëmtimeve të shumta të makinave, është kërkuar edhe ndihma e mjetit zjarrfikës për të hapur llamarinat e shtypura.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy