Një 21-vjeçare me iniciale K.K është larguar nga banesa e saj dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj. Denoncimin e ka bërë në Policinë e Vlorës bashkëshorti i të resë. Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetases K. K., 21 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se prej ditës së djeshme, kjo shtetase është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e saj



