KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Gerd Hoxhën, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Genta Tafa (Bungo) pasi analizoi provat dhe fakte, vendosi me vota unanime konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh.

Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy