
Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë në ambientet e paraburgimit në Vlorë lëndë narkotike. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se tentativa është bërë nëpërmjet ushqimeve.
Gjatë kontrollit, 27-vjeçarit i është gjetur 380 gramë hashash dhe 60 gramë kokainë të fshehura në patate.



