
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për dy të arrestuarit e operacionit “Chasing” ku u arrestuan Ani Begaj, përgjegjës për masakrën e Çoles dhe Elton Begaj.
Bëhet me dije se se për Elton Begajn është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”., ndërsa Ani Begaj me vendim të formës së prerë të prokurorisë i dënuar me 35 vite burgim është njohur me dënimin e tij.
Ani Begaj dhe Elton Begaj u arrestuan dy ditë më parë teksa ishin duke lëvizur me një mjet tip ‘Nisan’ në Vlorë dhe nuk iu përgjigjën thirrjes së policië për të ndaluar.
Seanca ka përfunduar pak minuta më parë.



