Pak minuta pas mesnatës të së enjtes, një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. Sipas informacioneve të policisë, lënda plasëse ka ndodhur në një objekt në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, banues në Tiranë.
Si pasojë e shpërthimit janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka nisur dhe hetimet për zbardhjen e saj.
Njoftimi i Policisë
Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur "Rana e Hedhun ", Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit



