Baste sportive online në Tiranë/ Arrestohen tre persona, njëri procedohet penalisht

Baste sportive online në Tiranë/ Arrestohen tre persona, njëri procedohet penalisht

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi vinin baste sportive online, nëpërmjet celularëve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike organizuan dhe finalizuan operacionin ‘Loja’. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në Tiranë u gjetën 4 shtetasit që vinin baste sportive të kundraligjshme online përmes telefonit celular.

Njoftimi

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar "Loja".    

Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Loja". 

 Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit D. S., 48 vjeç, E. H., 46 vjeç dhe K. A., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.  

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.            

 Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy