Mashtruan një 34-vjeçar duke i marrë 60 mijë €, arrestohen dy persona në Tiranë, një në kërkim

Mashtruan një 34-vjeçar duke i marrë 60 mijë €, arrestohen dy persona në Tiranë, një në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Wrong Idea”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike.

 

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kallëzimit të një 34-vjeçari, i cili denoncoi se ishte mashtruar për dhënien e një shume të konsiderueshme parash.

 

Si rezultat i hetimeve, u arrestuan shtetasit N. V., 25 vjeç, dhe S. F., 30 vjeç, ndërsa shtetasi F. Gj., 43 vjeç, është shpallur në kërkim.

 

Sipas hetimeve paraprake, 34-vjeçari është kontaktuar përmes një platforme komunikimi nga një person që i është prezantuar si i afërm i tij dhe i ka kërkuar 60 mijë euro. 

 

I mashtruar nga komunikimi, ai i ka dorëzuar shumën e parave shtetasit N. V., i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë për realizimin e skemës mashtruese.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Ndërkohë, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj rasteve të mundshme të mashtrimit përmes aplikacioneve të komunikimit dhe rrjeteve sociale, duke njoftuar menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy