Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, mësohet sengjarja ka ndodhur në lagjen Xhabiej, ndërsa konflikti ka ndodhur mes disa persona. Nga të dhënat nga vendngjarja, mësohet se dy grupet kanë qëlluan ndaj njëri-tjetrit, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.



