Vodhën para në një kishë, 3 të arrestuar në Korçë

Vodhën para në një kishë, 3 të arrestuar në Korçë

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës të dyshuar se vodhën një shumë parash në një kishë, në fshatin Lajthizë, Pustec.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (kishë), në fshatin Lajthizë, Pustec.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy