LDGSH fushatë sensibilizuese për kancerin e gjirit, nën moton “Duaje jetën, duaje veten”!

LDGSH fushatë sensibilizuese për kancerin e gjirit, nën moton “Duaje jetën, duaje veten”!

Përgjatë gjithë muajit tetor, LDGSH ka organizuar aktivitete sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit.

Këtë javë fushata u përqendrua në Durrës, Vlorë, Elbasan, Belsh, Korçë, Pogradec, Librazhd, Tirana 5, Has, Rroskovec etj. Në disa prej tyre, prezent ishte edhe Kryetarja e LDG, znj. Albana Vokshi ku e ka vlerësuar jetike sensibilizimin e çdo gruaje për sëmundjen që po njeh trend në rritje vitet e fundit.

Elbasani dhe Korça renditen në dy vendet e para në shkallë vendi për numrin e lartë të grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Në kushtet kur institucionet dhe strukturat shtetërore mungojnë, LDG dhe PD kanë ndërmarrë përgjatë tetorit aktivitete ndërgjegjësuese të shtrira në çdo skaj të vendit. Kemi takuar këto ditë qindra zonja që nuk kishin asnjë informacion për nevojën e kontrolleve të vazhdueshme, sepse askush nga strukturat e shëndetësisë nuk i ka kontaktuar. LDG e konsideron shëndetin e grave prioritet dhe ne do të vazhdojmë takimet me gratë në çdo bashki të vendit, pasi shifrat e të prekurave nga kanceri i gjirit janë alarmante. Në Shqipëri preken çdo vit mbi 700 gra, dy gra preken çdo ditë nga kjo sëmundje. Nëse nuk diagnostikohet në kohë, rreth 40% e grave të prekura humbin jetën.

Ajo theksoi se Check up përdoret për të vjedhur, e jo për analiza apo ekzaminime për gratë.

Vetëm një vajtje në Tiranë për kurim, i kushton një familje mbi 200 mijë lekë. Ku i gjejnë këto para kur Varfëria është ulur këmbëkryq në çdo familje?

Kimioterapia dhe radioterapia nuk kanë stabilitet. Sëmundjet onkologjike nuk mund të presin pa limit, sepse seancat e kimioterapisë dhe radioterapisë janë te mire përcaktuara ne protokollet mjekësore ndaj pjesa më e madhe zhyten në borxhe për të shkuar të privati apo në vende të tjera. Kur një grua nuk është e shëndetshme, familja nuk është e shëndetshme, shoqëria nuk është e shëndetshme. Ndaj çdo grua duhet të ngrejë zërin për të drejrat e saj, në mbrojtje të vetes, në mbrojtje të familjes.

Vokshi vuri në dukje se për LDG dhe PD, shëndeti i grave vjen i pari ndaj LDG mbetet e angazhuar për ta vijuar fushatën sensibilizuese edhe përtej simbolikës së këtij muaji duke e shtrirë në 365 ditët e vitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy