
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e kaluara janë regjistruar shtatë vdekje dhe 436 raste të reja nga Covid-19.
Viktimat nga koronavirusi, janë tre persona nga Shkupi (66, 69 dhe 86) dhe nga një i vdekur nga Kavadari (79), Ohër (76), Demir Hisar (17) dhe Shtipi (73).
436 raste të reja me coronavirus kanë dalur nga testimi i 2.732 mostrave të dyshuara për SarsCov2, nga të cilët në Shkup – 203, Manastiri – 24, Kumanova dhe Kavadari nga 22, Velesi dhe Shtipi nga 21, Prilep – 19, Koçani – 16, Tetova – 12, Probishtip – 9, Ohri – 8, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 6, Kërçova, Kriva Pallanka dhe Dellçeva nga 5, Strumicë dhe Berovë nga 4, Gjevgjelia, Kratova dhe Dojrani nga 3, Gostivari, Radovishi, Resnja, Vinica, Vallandova dhe Demir Hisari nga 2, Struga, Krusheva dhe Makedonska Kamenica Makedonska nga 1.
Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 321 pacientë të shëruar nga koronavirusi ndërsa numri i rasteve aktive është 6.499.



